Site icon Telegrafi

Hajnat e armatosur, gjyshja i ndoqi me karrige (Video)

Hamalata Patel nga Chashire e Anglisë, e ka marrë karrigen dhe iu është kundërvënë dy hajnave, që hynë në lokalin e saj.

Gjyshja 56-vjeçare, nuk ka mundur të qëndronte duarkryq dhe të shikonte, kur njëri nga plaçkitësit filloi të godiste banakun me thikë, transmeton Telegrafi.

Ajo është ngritur dhe i ka sulmuar, ndërsa ata janë larguar me vrap.

“Fillimisht qëndrova indiferente, por e humba durimin kur ai po e dëmtonte tavolinën pa nevojë. Nuk di çfarë ndodhi dhe unë u hodha në sulm”, ka thënë gruaja, e cila prej 30 vitesh e mbanë këtë dyqan, së bashku me burrin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet xhirimi që ka bërë kamera e sigurisë, të ngjarjes së pazakontë. /Telegrafi/

https://youtu.be/2lcOK4ovfTY

Exit mobile version