Telegrafi

Hajn po, por edhe xhentëlmen

Hajni u linte lule të punësuarve të dyqaneve të cilat i vidhte, duke i kërcënuar ata me revole plastike.

"Kjo ishte një mënyrë për t’iu kërkuar të falur", thuhet t’i ketë thënë ai policisë pas arrestimit.

Policia ka arritur t’i bie në gjurmë pikërisht falë karafilave. Gjatë arrestimit, ai në duar mbante dy karafila të paketuar në celofan, të cilat kishte planifikuar t’ua dhuronte të punësuarave në një postë, që planifikonte të plaçkiste.

Policia e ka marrë atë për të dyshimtë, pasi që, vitin e kaluar nga një kasafortë e një spitali të Genovas, kishte vjedhur të gjitha paratë, ndërsa në vend të tyre kishte lënë një buqetë të madhe me karafila.