Site icon Telegrafi

“Haji për t’i shkatërruar”: Inkurajim për fëmijët, që të hanë sa më shumë perime (Video)

Kompanitë që merren me mbledhjen dhe përpunimin e perimeve, lansuan një reklamë përmes së cilës inkurajojnë fëmijët të hanë shëndetshëm.

Raportohet se kanalet televizive, kanë pranuar ta transmetojnë këtë material falas, përgjatë emisioneve më të shikuara, në përpjekje që të largohen vetia e keqe e ngrënies së ushqimeve pa vlera, që është shkaktari kryesor i mbipeshës, transmeton Telegrafi.

Në reklamën kreative, perimet shfaqen si shumë djallëzore, që janë nisur të marrin botën nën kontroll. Atyre iu kërkohet të hanë sa më shumë perime, për t’i shkatërruar dhe asgjësuar.

Kampanja që është e fuqishme, komike dhe shumë miqësore, pritet të lidhet shumë me të vegjlit dh të ndikojë pozitivisht në shprehitë e ngrënies. /Telegrafi/

Exit mobile version