Nëse do të zgjidhnim një fjalë për të përshkruar Haje, ajo do të ishte “përsosmëri.”
Një kompani që rrënjët i ka thellë në traditë, por vizionin në të ardhmen. Haje është një shembull i shkëlqyer i asaj se si përkushtimi ndaj cilësisë dhe përshtatjes me kohën mund të sjellë sukses të qëndrueshëm.
Në fund të vitit 2020, Haje mori një kthesë të re drejt inovacionit. Me një trashëgimi produktesh dhe asetesh të krijuara me vite, kompania nisi një fazë të riorganizimit dhe rindërtimit të plotë.
Synimi?
Të përmbushë kërkesat gjithnjë e më të sofistikuara të konsumatorëve dhe tregut modern.
Larmishmëri produktesh për çdo shije
Produktet e Haje tashmë janë dëshmuar me cilësinë e lartë, shijen dhe vlerat ushqyese. Ato janë të larmishme dhe kapin disa fusha siç janë: kikirik i kuq, kikirik i bardhë, misër për kokoshka, lajthi, badem, fëstëk, arrë indane, arrë natyrale, farat e kungullit dhe të lulediellit me disa shije, pire nga patateja në shumë lloje të gramazhës, choco-cream bllok në llojshmëri të ndryshme, dhe krem çokollatë.
Partneritete të forta dhe “Privat Label”
Haje ofron gjithashtu prodhim me kontratë për klientët në industrinë e shitjes me pakicë, të cilët kanë markën e tyre të etiketave private (Private Label), dhe klientët ekzistues që duan të shmangin investimet e mëdha në pajisje, ose kompanitë me koncepte të reja, që kanë interes për prodhues të kontratës të cilët mund ta kthejnë konceptin e tyre në realitet.
Njësoj ata ofrojnë mundësinë për të buruar plotësisht produktin, ose për të punuar në bazën e “vlerës së shtuar”, siç janë shërbimet e paketimit për një produkt që është përpunuar tashmë.
Por, sukseset e kompanisë nuk përfundojnë këtu. Kompania ka krijuar një rrjet mbresëlënës partnerësh ndërkombëtarë nga vende si Gjermania, Austria, SHBA-të, India, Brazili, Argjentina dhe shumë të tjera. Ky bashkëpunim global është një dëshmi e besueshmërisë dhe qasjes së saj profesionale ndaj biznesit.
Falë punës së palodhur të ekipit të saj, sot Haje është një emër i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Produktet e saj janë të pranishme në supermarketet kryesore në vend e në rajon, duke sjellë një shije dhe cilësi unike në tryezat e mijëra konsumatorëve. Por, Haje në vitet që lamë pas, ka plasuar disa nga produktet e veta edhe në tregjet e shteteve të EU-së, Zvicër, etj.
Me një histori që frymëzon dhe një të ardhme që premton inovacion, Haje është një shembull i shkëlqyer i një kompanie që e mban fjalën ndaj klientëve të saj.
Me produkte cilësore, bashkëpunime të forta dhe përkushtim ndaj përmirësimit të vazhdueshëm, Haje mbetet një partner i besueshëm për çdo konsumator që kërkon më të mirën.
Për më shumë informacione të detajuara, kontaktoni në:
Web: haje-ks.com
Facebook: HAJE Kosova
Instagram: hajekosova
Nr.tel: +383 44 69 68 69
E-mail: info@haje-ks.com