Site icon Telegrafi

Hajdutit në Ohio i shkoi plaçkitja huq, përfundoi në koshin e plehrave në momentin kur po arratisej nga policia

Një burrë i dyshuar për plaçkitjen e një banke në Ohio, përfundoi në koshin e plehrave në momentin kur po arratisej nga policia.

Pamjet dramatike u xhiruan nga oficerët e policisë, pikërisht në momentin kur erdhën në vendin e ngjarjes për ta arrestuar personin, transmeton Telegrafi.

Hajduti po përpiqej të ikte nga policia duke kërcyer nga çatia e objektit, mirëpo, përfundoi drejt në koshin e plehrave.

Oficerët arritën në vendin e ngjarjes pasi u thirrën për një plaçkitje në një degë të bankës në Ohio.

Hajduti i dyshuar u arrestua nga policia dhe iu ngrit aktakuza. /Telegrafi/

Exit mobile version