Telegrafi

Hajduti në Australi theu xhamat e një dyqani me ngarkuesin e një traktori dhe vodhi dy motoçikleta – kamerat kapin momentin dramatik

Pamjet e publikuara nga policia australiane tregojnë një ndjekje dramatike që ndodhi të premten, ku hajduti shihet duke ikur nga oficerët me një traktor.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia e Queensland thotë se burri po ashtu dyshohet se vodhi ngarkuesin e përparmë, dhe me të theu xhamin e një dyqani për të vjedhur dy motoçikleta.

Automjetet e policisë më pas ndoqën traktorin nëpër rrugë dhe poshtë linjave hekurudhore.

Ndjekja përfundoi kur automjeti rrëshqiti poshtë një argjinature, ku oficerët arrestuan të dyshuarin. /Telegrafi/