Site icon Telegrafi

Hajduti në Angli vodhi kuletën e policit pasi u arrestua

Një hajdut vodhi kuletën e një polici, pasi u arrestua dhe ishte i ulur në pjesën e pasme të një makine. Anthony Connor, 32 vjeç, nga Anglia, u përkul përpara dhe ngriti portofolin teksa po drejtohej në komisariat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u kap vetëm pasi mori kuletën që përmbante 10 funte dhe një faturë të metros.

Kur e pyetën se çfarë po bënte, ai u përgjigj se nuk e dinte që ishte e policit dhe kërkoi falje.

Coonor nga Greater Manchester u arrestua më 15 shkurt, pasi u përpoq të vidhte një Range Rover, përballë rrugës ku banonte pronari i veturës.

Prokurorja Elizabeth Evans tha në gjyq se pronari i makinës Dennis O’Connor ishte në shtëpi duke fjetur dhe u zgjua nga zhurma e makinës jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version