Telegrafi

Hajduti më i shpejtë i “Porsche”-ve (Video)

Në Britaninë e Madhe, policia është në kërkim të një personi që u përpoq të vidhte dy makina sportive “Porsche” brenda 20 minutash.

Sipas medieve të huaja, policët kanë parë filmimet e kamerave që tregojnë të dyshuarin që përpiqet të vjedhë një “Porsche” të kuq në qendër të Londrës.

Ndërkohë alarmi i makinës u fik, por personi nxori një thikë duke çarë çatinë e makinës. Hajduti hyri brenda makinës që vlen plot 90 mijë paund, dhe u përpoq të ndizte makinën. Por kur pa se nuk po e niste dot automjetin doli sërish nga çatia.

20 minuta më vonë, njësoj si në skenat e filmit të Nicolas Cage, “Gone in 60 seconds”, ku hajdutët do të vjedhin një seri supermakinash, ky person u shfaq në një tjetër kamera duke u përpjekur të vjedhë një “Porsche Cayenne” gri.