Telegrafi

Hajduti kapet teksa tenton të vjedhë një makinë (Video)

Videoja është regjistruar nga Roderick Taylor, banori i cili e kap duke hyrë brenda mjetit të komshiut të tij, bërtet dhe e pyet: “Makina jote është ajo?”

“Nuk është makina ime por e gjeta derën hapur”, i thotë hajduti teksa kthen kokën i tmerruar. Më pas ai mbyll derën dhe largohet me qetësi duarbosh.

Taylor u shpreh për “Fox 40”, se ai e pa hajdutin të hapte derën e makinës së komshiut të tij. Ai e ka shpërndarë më pas videon në rrjetin social “Facebook” si paralajmërim që banorët të kenë më shumë kujdes.