Jo vetëm që i kanë vjedhur 200.000 dollarë në bizhuteri dhe pasuri të tjera nga shtëpia luksoze, të cilën ajo e ka marrë me qera për 30.000 dollarë në muaj, por vendi dukej sikur aty kishte ndodhur ndonjë masakër, sikurse ka raportuar sot TMZ.
Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar për këtë çështje, por policia beson se krimi mund të jetë kryer nga dikush që e njeh këngëtaren 34-vjeçare.
Seksbomba e muzikës botërore ishte jashtë qytetit, kur ndodhi ‘masakra’ në shtëpinë e saj. Vjedhja është denoncuar nga ekipi i saj në fillim të kësaj jave.
Ky krim vjen menjëherë pas bukuroshja Minaj u nda nga i dashuri i saj Meek Mill dhe vendosjes të të ashtuquajturit armëpushim me mikun e vjetër Drake.
Sa i përket vjedhjes, policia tha shtëpia ishte shkatërruar plotësisht.
Burimi i policisë tha “I dyshuari ose të dyshuarit rrëzuan gjithçka përtokë dhe kanë kthyer përmbys mobiliet dhe sendet e tjera të shtëpisë … ata duket se kanë vepruar si të çmendur në kërkim të diçkaje”, transmeton lajmi.net.
Burime të tjera thanë TMZ se gjithçka “duket si të ishte një hakmarrje personale”.
Është deklaruar se “Hajdutët kanë dhunuar disa element të caktuara në shtëpi … kanë shkatërruar korniza fotografish, shishe parfumesh, mobilie … dhe madje edhe kanë prerë me gërshërë edhe veshjet e Nicki-t”.
Ishin të dukshme shenjat e thyerjes së dhunshme të derës.
Kjo vjen vetëm pak ditë, pasi Minaj kishte publikuar një fotografi me Drake, një armik të vjetër të ish të dashurit të saj Meek, njofton syri.net.
Meek dhe Nicki janë ndarë më 5 janar dhe menjëherë më pas këngëtarja është shfaqur në një foto me dy reperët e famshëm Drake dhe Lil Wayne, foto e cila u publikua nga Drake.
Ndërsa vetëm pak ditë më pas ishte vetë Nicki që publikoi në profilin e saj një fotografi vetëm me Drake, me të cilin kishte kohë që nuk fliste, pasi në të kaluarën është përfolur se kanë patur një lidhje dashurie.