Telegrafi

Hajdutët thyejnë shtëpinë e Diddy – Në vitin 2018 aty u gjet e vdekur edhe ish-partnerja e tij

Diddy Foto: Daily Mail

Rep-artisti i njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, sërish është ballafaquar me një situatë të tmerrshme.

Shtëpia e tij në Los Angeles është thyer nga hajdutët gjatë ditës së sotme (hënë), derisa mediat ndërkombëtare po raportojnë për një rast të tillë, shkruan Daily Mail.

Po në të njëjtin vend, në vitin 2018 ishte gjetur e vdekur ish-partnerja e tij, Kim Porter.

Për fat të mirë, policia në LA ka arritur të kap hajdutin, ndërsa tashmë është duke u marrë në pyetje.

Familja e reperit është duke shikuar në shtëpi nëse është duke munguar diçka, për t’u përdorur kundër tij.

Ndërkaq, gjatë muajit të kaluar, Diddy pati rastin që të kujtojë të ndjerën, Kim, në përvjetorin e 50-të të lindjes. /Telegrafi/