Policia në Indi ka nisur një hetim pasi hajdutët vodhën ar me vlerë mbi 113 mijë euro duke gërmuar një tunel në një kasafortë bankare.
Plaçkitja ndodhi në degën e Bankës Shtetërore të Indisë në Bhauti në Uttar Pradesh më 23 dhjetor.
Hajdutët hapën një tunel 3 metra të gjatë në kasafortën e sigurt dhe morën ar me vlerë dhjetë milionë rupi indiane, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan zyrtarët e policisë duke hetuar zonën ngjitur me bankën nga ku ishte bërë tuneli 1.2 metra i gjerë.
Me të hyrë në bankë, mësohet se hajdutët kanë çaktivizuar sistemin e alarmit, kanë kthyer në një drejtim tjetër kamerën e vetme të sigurisë dhe kanë hapur dollapin me ndihmën e një prerëse gazi.
Hetimet fillestare sugjerojnë se një i dyshuar i përfshirë ishte në dijeni të ndërtimit dhe arkitekturës së bankës.
Sipas drejtuesit të bankës, gjithsej 29 persona kishin marrë kredi kundrejt arit të vjedhur nga këta hajdutë. /Telegrafi/