Shtëpia e Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann ishte cak i hajdutëve, derisa dy atletet ishin jashtë objektit.
Siç raportohet, aty ata vodhën ora dhe bizhuteri me vlerë mbi 500 mijë euro, raporton La Gazzetta dello Sport.
Në momentin kur ndodhi plaçkitja e shtëpisë së tyre, Luiz po luante një ndeshje të Serie A-s, mes Juventusit dhe Lazios, derisa partnerja e tij Lehmann ndodhej në një hotel me ekipin e femrave të Juventusit, që do të përballet me Interin.
Sipas raportimeve, hajdutët vodhën 11 orë me vlerë prej 500 mijë eurove, gjithashtu gjerdane dhe bizhuteri që i përkisnin partneres së Douglas Luiz.
Futbollisti kishte shkuar në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tij, dhe thirri menjëherë policinë.
Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit kanë qenë cak i hajdutëve.
Incidente të ngjashme i ndodhën edhe Moise Kean, Kaio Jorge dhe Angel Di Maria-s në të kaluarën. /Telegrafi/