Site icon Telegrafi

Hajdutët i hyjnë nga tarraca, pronari i sheh dhe situata del jashtë kontrollit

I hyjnë natën në banesë për ta grabitur, por nuk kishin llogaritur reagimin e pronarit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në Kamëz, në vendin e njohur si pallatet e verdha.

Policia bën me dije se dy persona kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet A.V, 60 vjeç.

Pronari i ka pikasur dhe u përlesh me ta dhe për pasojë mbeti i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Panorama/

Exit mobile version