Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, thuhet se është përballur sërish me situata të padëshirueshme.
Flitet se artistes i janë vjedhur gjësende materiale në shtëpinë e saj në Los Angeles, përfshirë edhe fotografinë familjare, shkruan Daily Mail.
Sipas raportimeve të TMZ, hajdutët kanë rrëmbyer rroba, foto dhe shumë kujtime që ajo i kishte të ruajtura.
Kjo theksohet të jetë vjedhja e dytë e saj, pasi në vitin 2018 asaj i është marrë edhe një kitarë, vlera e të cilës shkonte deri 10 mijë dollarë.
Ndërkaq, derisa rasti po hetohet nga policia, duket se disa nga gjërat e marra të Miley tashmë janë gjetur.
Cyrus përndryshe kohëve të fundit ka qenë duke qëndruar në Malibu, aty ku jetoi një kohë me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth. /Telegrafi/