Site icon Telegrafi

Hajdutët hyjnë në rezidencën e Ellen DeGeneres, policia thotë se kanë qenë ‘fqinj të brendshëm’

Ellen Degeneres (Foto: Gettyimages/Guliver)

Prezantuesja e njohur, Ellen DeGeneres, kohëve të fundit është përballur me sërë problemesh.

Për të mos mjaftuar akuzat për bulizëm dhe keqtrajtim të punëtorëve, tashmë hajdutët kanë hyrë në rezidencën e saj milionëshe, shkruan Daily Mail.

Vjedhja e ndodhur me katër korrik të këtij viti, ka qenë si destinacion i hajdutëve për shkak të famës që ka këngëtarja.

Sidoqoftë, policia e qarkut ka thënë se vjedhjet në shtëpinë e saj 27 milionëshe ka ndodhur nga një fqinj i brendshëm.

Lexo po ashtu Ellen DeGeneres akuzohet për bulizëm, pasi e quajti 11 vjeçarin ‘të trashë dhe budalla’

Pas një ngjarje të tillë, autoritetet përkatëse kanë bërë thirrje që të mos shqetësohen më, pasi masat e sigurisë do të jenë më të larta.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Rezidenca e prezantueses së njohur, qëndron afër figura të njohura të skenës ndërkombëtarë, përfshirë këtu Oprah Winfrey dhe Ariana Grande.

Theksojmë se ditë më parë Ellen është akuzuar për bulizëm, ku edhe po rrezikon me mbylljen e emisionit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version