Zyrtarët shikonin nëpërmjet kamerave CCTV dy hajdutët të cilët një Mercedes të bardhë e parkuan në stacionin policor të Middletonit në Rochdale.
Ata e kuptuan se ndodheshin në vendin e gabuar kur dy vetura policore iu afruan stacionit. Dy hajdutët më pas, dolën nga vetura dhe ikën në drejtim të panjohur.
Kurse policia shfrytëzoi rastin me dy keqbërësit duke postuar një status në Facebook: “Hajdutët më budallenj të Britanisë së Madhe”, duke ia bashkëngjitur edhe videon.