Site icon Telegrafi

Hajduku i Splitit ndihmon 2 Korrikun

Skuadra kroate, Hajduk i Splitit, me një pako të pajisjeve sportive i është falënderuar 2 Korrikut të Prishtinës, ekip nga i cili gjatë miniafatit kalimtar të janarit ka transferuar qendërmbrojtësin Adrian Ismajli. Lajmi është bërë i ditur nga mediumet kroate.

Ismajli në janar ka kaluar me sukses provat te Hajduku dhe me ekipin kroat ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2019, përcjell Koha Ditore. Ismajli 19-vjeçar, fillimisht ka luajtur për ekipin e dytë të Hajdukut dhe falë paraqitjeve të mira, ka bërë që trajneri Damir Buriq ta ftojë në ekipin e parë.

Ai gjatë fundjavës së shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Hajdukut në Kampionatin e Kroacisë kur luajti gjatë tërë ndeshjes kundër Zabregit, në kuadër të xhiros së fundit për këtë edicion.

Gjithashtu ndërmjet 2 Korrikut dhe Hajdukut është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi, me anë të cilit ekipi kosovar është bërë “dorë e zgjatur” për ekipin kroat në Kosovë e Shqipëri.

Exit mobile version