Telegrafi

Hajdinaga fton kosovarët për investime në Ulqin

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga tha se privatizimi i cili është bërë në Ulqin ka lënë pas dore ketë komunë për ka investimet. Ai ka treguar se aktualisht janë duke bërë plane me qeverinë që komuna turistike e Ulqinit të zhvillohet e dhe më shumë.

“Ka disa vite që nuk është investuar në Ulqin, po ashtu numër i madh i investitorëve është larguar nga gjithë rajoni për shkak të krizës ekonomike financiare”, ka deklaruar Hajdinaga gjatë një vizite të disa gazetarëve nga Kosova.

Numri një i Ulqinin ka ftuar edhe biznesmenët nga Kosova që të investojnë në Ulqin pasi që sipas tij, ia vlen të investohet atje. /Telegrafi/