Telegrafi

“Hajde” thonë Gold AG dhe D.u.d.a (Video)

Ka ardhur bashkëpunimi ndërmjet Gold AG dhe Dudës që mban titullin “Hajde”.

Dy reperët e njohur e kanë shkruar vet tekstin, derisa kënga është prodhim i Gramoz Kozelit dhe DeVox.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Urban Graphics.

Kujtojmë që projekti i fundit i Gold AG ishte bashkëpunimi me Shyhrete Behlulin, “Dashnia e nanës”, ndërsa ditë më parë D.u.d.a solli duetin me Capital T, “Killa”. /Telegrafi/