Ish-ministrja e Ekonomisë në Qeverinë Kurti, Rozeta Hajdari në RTV Dukagjini ka komentuar shkarkimet e bordeve të emëruara në kohën e Qeverisë Kurti.
“Shkarkimi i bordeve është bërë qëllimisht pasi që sipas saj të njëjtat borde tashmë ishin në procedurë të përzgjedhjes së kandidatëve për krye shef të bordeve. Brenda dhjetë ditëve ky proces do të kryhej”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Hajdari thotë se ky vendim nuk ishte befasi dhe sipas saj kjo qeveri do të bëj të njëjtën gjë edhe me bordet tjera që tashmë kanë filluar të funksionojnë mirë.
Ish-ministrja e Ekonomisë thotë se konkurset e shpallura ishin të ligjshme dhe vendimet për shkarkim të bordeve janë të njëanshme.
Duke folur për situatën pandemike dhe zhvillimin ekonomik, Hajdari thotë se Kosova nuk e ka zbatuar pakon 15 pikëshe për menaxhimin e pandemisë në kohën kur sipas saj vendet e rajonit tashmë i kanë marrë shumë masa tjera në mbështetje të ekonomisë.
“Ka dy muaj që punëtorët në Kosovë ende nuk i kanë marrë ndihmat nga pako emergjente prej 170 eurove”, tha ndër të tjera Rozeta Hajdari./Telegrafi/