Site icon Telegrafi

Hajdari nxjerr vendim për pezullimin e përkohshëm të disa masave tarifore ndaj importit të miellit

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020.

“Pezullohet deri më 30 prill 2020 zbatimi i Vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ref. 01 nr. 15 i 19 tetorit 2017, i korriguar me Vendimin e ministres nr. 01/06 të 25 marsit 2020”, thuhet në vendim.

Ky vendim ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik, lidhur me pandeminë e sëmundjes së Coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version