Telegrafi

Hajdar Sutaj: Na ndaluan policët malazezë në kufi, thanë që nuk kemi leje për të kaluar

Qytetarët e Llukës së Epërme kanë protestuar në rrugën kryesore afër kufirit me Malin e Zi pasi nuk u lejuan që të shkonin në tokat e tyre dhe për këtë arsye bllokuan rrugën.

Për të folur më shumë lidhur me këtë çështje në Kosova Direkt i ftuar ka qenë përfaqësuesi i qytetarëve të Deçanit, Hajdar Sutaj, shkruan Klan Kosova.

“Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe disa përfaqësues tjerë të komisionit qytetar sot kemi shkuar për t’i vizituar bjeshkët tona në të cilat me shekuj familjarët tanë kanë jetuar”.

“Gjatë rrugës pasi kemi kaluar pikën doganore jemi ndalur nga policia malazeze pesë kilometra në thellësi të territorit të Kosovës”.

“Ata kërkuan që ne të kthehemi por ishte kërkesë e papranueshme për qytetarët të cilët u nervozuan”.

“Dhe më pas qytetarët e bllokuan rrugën dhe kemi qëndruar me orë të tëra aty”.

“Nuk pati eskalim pasi arritëm ta menaxhojmë me kujdes situatën”.

“Policët malazezë na ndaluan dhe thanë që ky është territor i Malit të Zi dhe nuk e keni lejen me shku dhe duhet mi ju nënshtru procedurave”. /Klan Kosova/