Site icon Telegrafi

Hajdar Beqa flet për tensionimin e situatës në Kuvend

Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, ‘krytë ta thej’ ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Pas fyerjeve që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që ia ka bërë vlerave të UÇK-së, viktimave, martirëve, dëshmoreve të Kosovës, ne morëm një vendim që ta lëshojmë sallën”.

“Ministrja vazhdon të qëndron prapa deklaratave të saj që i ka dhënë në vitin 2015, e cila e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe thotë se me padurim po e pret formimin e Gjykatës Speciale për ta pajisur me dëshmi dhe për të qenë dëshmitare okulare e asaj Gjykatë për ta dëmtuar imazhin e UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste”.

Lexo po ashtu Besim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u turrni me yrysh se nuk ua kemi frikën

“Në si grup parlamentar në shenjë proteste vendosëm me lëshu sallën nga sjellja e ministres së jashtme.  Gjatë rrugës deputetët tonë u provokuan dhe u fyen nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë isha njëri nga deputet që isha duke dalë për ta respektuar vendimin e grupit parlamentar”, ka pohuar Beqa për Front Online. Sipas tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka shtyrë dhe ofenduar deputetët e PDK-së, duke iu thënë dilni jashtë.

“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj me më fye edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të sulmohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale”.

Exit mobile version