Haiti dhe ishujt Turk dhe Caicos janë duke u përgatitur për ardhjen e Uraganit Irma, i cili ka lënë gjurmët e shkatërrimit në të gjithë Karaibet.
Haiti i goditur nga varfëria, shihet si veçanërisht i prekshëm nga uragani, pasi infrastruktura e tij ende nuk është rindërtuar pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.
Ishujt Turk dhe Caicos janë të rrezikuar nga një rritje e stuhisë, me mundësinë e ngritjes së valëve shkatërruese deri në 6 metra më të larta se zakonisht.
Irma është shpallur uragan i kategorisë së pestë dhe ky është niveli më i lartë i mundshëm për një stuhi. Erërat e tij arrijnë shpejtësinë deri në 290 km / h.
Deri më tani, së paku 10 persona kanë humbur jetën në rajonin e prekur nga uragani dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar. /kp/