Tërmeti i magnitudës 5.9 është një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, që vrau më shumë se 200 mijë njerëz.
Të paktën 10 persona kanë vdekur nga tërmeti i fundit që goditi veriun e Haitit dhe disa ndërtesa raportohen të jenë shkatërruar.
Presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi i qeverisë, Eddy Jackson Alexis, tha se është ngritur një task forcë për reagimin ndaj fatkeqësive.
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se epiqendra e tërmetit që goditi Haitin ishte rreth 19 kilometra në veri-perëndim të qytetit Port-de-Paix. /Telegrafi/