Një aksion policor është duke u zhvilluar në ndjekje të 174 të burgosurve të cilët u arratisën nga një burg në Haiti.
Arratisja e tyre ndodhi pas një proteste gjatë së cilës një roje e burgut u vra.
Thyerja e burgut ndodhi në një ndërtesë në Arcahaie, raportoi zëdhënësi i policisë në Haiti, Garry Derosiers.
Bëhet e ditur që kryengritja ishte organizuar nga persona rëndë të armatosur, raportonCNN, përcjell Klan Kosova.
Sipas policisë, rojet e burgut u sulmuan në pjesën e burgut ku ishte planifikuar larja për të gjithë të burgosurit.
Në përleshje është vrarë një roje, ndërsa disa të tjerë u plagosën.