I dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl, javën e ardhshme do të vijë në Maqedoni sërish, në takime me nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve, Haindl i ka ndëgjuar të gjitha propozimet dhe sugjerimet e tyre për dalje nga kriza. Pasdite, Haindl e përfundon qëndrimin e tij dyditorë në Maqedoni.
Në njoftimin me shkrim, gjermanihaindl porositi se koha është e shkurtër dhe se duhen hapa të përbashkët të të gjitha partive, për të dalë nga kriza e tanishme./Telegrafi/