Site icon Telegrafi

Haindl sot vjen në Tetovë, do të takohet me Ahmetin dhe Thaçin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Haindl sot në Tetovë duhet të takohet me liderët e BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe Haindl mbrëmë u takua me kryetarin Gjorgje Ivanov, me kryetarin e Kuvendit, Trajlko Veljanoski si dhe me liderët e OBRM-PDUKM dhe të LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në këto takime është biseduar për krizën politike në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e saj.

Haindl pas takimeve të djeshme nuk dha deklaratë për mediat, por në ndërkohë me njoftim doli MPJ gjermane.

“E përshëndesim vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për shtyrjen e sërishme të zgjedhjeve të shpallura për 5 qershor. Kjo do tu jep mundësi partive që ta riparojnë zhvillimin shqetësuese të ngjarjeve në muajt e kaluar dhe ta kthejnë vendin në rrugën evropiane” thuhet në njoftimin e MPJ gjermane.

Berlini po ashtu porosit se është e rëndësishme që urgjentisht të tërhiqet vendimi për falje të një numri të madh të politikanëve të miratuar në prill./Telegrafi/

Exit mobile version