Telegrafi

Hailey Bieber tregon disa nga sekretet e saj të bukurisë

Hailey Bieber ka zbardhur vetullat, ka eksperimentuar me pamje shumëngjyrëshe të syve dhe lejoi që burri i saj të bëjë grimin e saj, kështu që natyrshëm, supozuam se ajo ka një rutinë shumë hapëshe për kujdesin e lëkurës.

Por, Bieber tha: “Nuk kam një rutinë shumë të hollësishme të grimit”.

Kur është jashtë orarit, ajo nuk shqetësohet për ngjyrosjen e flokëve të saj në mënyrë perfekte.

“Kur bëhet fjalë për vetullat e mia, më pëlqen t’i lyej ato dhe më pas ndonjëherë të vendos xhel të vetullave për t’i mbajtur ato në vend”, thotë ajo.

Ndërsa nëse ajo është duke e bërë grimin e saj për një xhirim, “Unë do të doja që artistja e grimit të plotësojë vetullat e mia në mënyrën që e sheh të përshtatshme”.

Për sa i përket qerpikëve, rutina e saj është po aq e drejtpërdrejtë me një përparësi kryesore: Sigurohuni që të jenë lart dhe përpara. “Unë kam nevojë t’i kreh ato para se të vë rimel”, shton ajo.

Bieber ndau edhe një sekret tjetër: pastrim i dyfishtë. “Një gjë që fillova të bëja në karantinë që me të vërtetë ndryshoi lëkurën time disa muaj më parë ishte pastrimi i dyfishtë. Ai ndihmon për të mbajtur lëkurën e pastër, veçanërisht tani kur po mbajmë maskë mbrojtëse”, përfundon ajo. /Telegrafi/