Hailee Steinfeld dhe Josh Allen bënë paraqitjen e tyre të parë si çift i fejuar në tapetin e kuq të NFL Honors në New Orleans.
Aktorja dhe qendërmbrojtësi i Buffalo Bills shkëmbyen një puthje romantike, ndërsa Steinfeld shkëlqeu me unazën e saj të fejesës, me vlerë 500 mijë dollarë.
Çifti, i cili njoftoi fejesën tre muaj më parë, konsiderohet si një nga çiftet më të reja dhe më të ndjekura të NFL-së, duke rivalizuar romancën e Travis Kelce dhe Taylor Swift, shkruan DailyMail.
Steinfeld mahniti me një fustan elegant të zi pa mëngë dhe një gjerdan diamanti, ndërsa Allen zgjodhi një kostum klasik të zi.
Mbrëmja ishte e veçantë për sportistin, i cili ishte ndër pesë finalistët për çmimin MVP të NFL-së.
Allen dhe Steinfeld u panë së bashku për herë të parë në maj 2023, pas ndarjes së Allen nga e dashura e tij e vjetër, Brittany Williams.
Që atëherë, ata kanë mbajtur një profil të ulët, pavarësisht udhëtimeve në Paris dhe Meksikë.
Në një intervistë të fundit, Allen pranoi emocionet e tij gjatë propozimit, duke thënë: “Isha shumë nervoz. Mendoja gjithë ditën për sa e veçantë do të ishte kjo për ne”.
Me një unazë në dorë dhe një lidhje që po forcohet, duket se ky sezon do të jetë i paharrueshëm për çiftin e ri të Hollywood-it dhe NFL-së. /Telegrafi/