Dje eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka qëndruar në Maqedoni për takimin e ministrave të energjetikës dhe ekonomisë për të diskutuar fuqitë e shteteve të rajonit rreth pasurive energjetike dhe zhvillimin e trendeve të reja.
Por kjo konferencë do të duhet të del në rend të dytë, pasi Hahn dje ka takuar aktorët kryesorë të politikës në Maqedoni.
Të gjithë në një vend për të diskutuar rreth qeverisë së re dhe përbërjes së re parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Hahn u takua me të gjithë krerët e partive në Maqedoni, por nuk pati ndonjë epilog rreth këtyre bisedimeve.
Nga përfaqësuesit e Lëvizjes Besa që ishin në takim të parët me Hahn e deri tek kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nuk dhanë ndonjë deklaratë që do të ndihmonte zgjidhjen e krizës por folën në njëjës duke përfaqësuar qëndrimet e përsëritura të partive.
Hahn sot duhet të takohet edhe me kryetarin Gjorge Ivanov për të diskutuar se si me Kushtetutë ai ta nxjerr Maqedoninë nga kriza politike. /Telegrafi/