Komisari evropian për zgjerim dhe politikë për fqinjësi të mirë, Johannes Han, sonte e ka përshëndetur vendimin e Presidentit, Gjorgje Ivanov, për siç thotë, tërheqje përfundimtare të të gjithë faljeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ky vendim do të mundësojë zbatim të drejtësisë dhe që prokurori special ta vazhdojë punën e tij”- vlerëson Hahn përmes rrjetit social Twitter.
Komisari evropian vlerëson se liderët e vendit gjatë vitit të kaluar kanë humbur shumë kohë dhe prandaj tani është më e rëndësishme të gjithë ti përkushtohen zbatimit të Marrëveshjes “Përzhino”, në mënyrë përfshirëse.
“Konkretisht, duhet të ndërmerren hapa të shpejtë dhe të besueshëm në pikëpamje të prioritete të reformave, që vendi të kthehet në rrugën e sundimit të së drejtës dhe integrimit euroatlantik”– thekson Hahn pas tërheqjes së plotë të faljeve./Telegrafi/