Johannes Hahn para një ore arriti në Shkup ndërsa nga palët nuk u prit mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Objekti i zyrës së BE-së në Shkup u bllokua tërësisht dhe protestuesit e shanë, fyen dhe i kërkuan atij të mos mbajë anë të ndonjërës partie.
Në hyrje të Shkupit, Hahn e pa edhe një pankartë të protestuesve të cilët e kishin porositur eurokomisionerin ”Zotëri Hahn, rregulla numër 1 e kazinove thotë se gjithnjë fitues është nikoqiri” duke aluduar në pronësinë e rrjetit të kazinove në Maqedoni nga Hahn.
Takim është dashur të mbajë edhe Menduh Thaçin dhe Gjorge Ivanov. Thaçin e refuzoi ai vetë kurse Ivanovi me diplomaci i tha se nuk mund të arrijë në takim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=71&v=TdlsPgIE-Kw