Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
Pas këtij takimi komisioneri Hahn ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin në Twitter, ku ka thënë se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin kosovar.
“Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, shkruan Hahn në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/
A pleasure to meet President @HashimThaciRKS #WEF19 @Davos. We discussed the European perspective of #Kosovo and the way forward in the dialogue w #Serbia. It's in the #EU's geopolitical and economic self-interest to draw the whole region of SE #Europe closer. pic.twitter.com/FsvOGNp5kK
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 23, 2019