Telegrafi

Hahn: Thaçi e Vuçiqi i dinë kufizimet që sjell ideja për korrigjimin e kufirit

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, në një intervistë për DW, ka treguar nëse Komisioni Evropian i gatshëm të mbështesë këmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, siç është folur nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq dhe nëse kjo do të sillte zgjidhjen përfundimtare të krizës.

“Siç e kam thënë disa herë javët e fundit, është shumë herët të thuhet diçka rreth kësaj çështjeje. Kërkesa ime ka qenë dhe është ‘lëri ata të bisedojnë’”, ka thënë Hahn.

“Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për kufizimet që sjell kjo ide, që tani u bë publike, jo vetëm nga qytetarët e tyre, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Është e qartë se të gjithë po kërkojnë një zgjidhje, por secili e ka bërë të qartë se çdo zgjidhje dypalëshe duhet të kontribuojë për stabilitetin në rajon, e jo të kundërtën”, ka thënë komisioneri Hahn. /Telegrafi/