Komisionari evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, ka thënë se është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur deri te një zgjidhje ndërmjet palëve.
Ai gjatë panelit të diskutimit në Munih me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur për problemet me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve dhe problemet ekonomike.
Hahn tha se dialogu është me rëndësi për perspektivën evropiane, por dhe përmirësimin e kushteve të jetës, pasi kur palët bllokojnë njëra-tjetrën, ato njëherësh bllokojnë edhe të palët tjera, si dhe vetë stabilitetin në rajon.
Ai ka kërkuar nga Thaçi dhe Vuçiq të punojnë me përkushtim për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.