Site icon Telegrafi

Hahn: Të gjithë liderët duhet të pranojnë shumicën, Ivanov të rishqyrtojë pozicionin e tij

Eurokomisioneri, Johannes Hahn, në profilin e tij në twitter ka shkruar se të gjithë liderët duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit si dhe inkurajuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Të gjithë liderët e vendit, përfshirë Presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit+të pranojnë shumicën parlamentare’

 

‘Ne inkurajojmë Presidentin të rishqyrtojë pozicionin e tij urgjentisht. Formimi i shpejtë i koalicionit të ri, është e vetmja mënyrë të kthehet në rrugën e #BE’, 2/2 shkruan Hahn në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version