Sot e mërkurë mbërrin në Tiranë, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn.
Ai do të marrë pjesë në tryezën e dialogut të Nivelit të Lartë midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila nis në orën 11:00 në hotelin “Sheraton”.
Rreth orës 12:30, Hahn do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ku temë e diskutimit do të jetë integrimi. /Telegrafi/