Një ditë para ardhjes në Shkup, eurokomisioneri Johannes Hahn ka folur për gjendjen në Maqedoni dhe në rajon, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Ne nuk jemi duke u fokusuar në data për anëtarësim në BE. Shpejtësia e përgatitjes së shteteve për anëtarësim në BE varet vetëm nga ata. Për këtë qëllim kemi propozuar treg të përbashkët për të gjithë rajonin e Ballkanit perendimor për lëvizje të lirë të mallrave dhe hapjen e mundësive për zhvillim të shteteve nëpërmjet ekonomisë.” ka thënë Hahn para ardhjes në Maqedoni. /Telegrafi/