Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka deklaruar se shtyrja e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të mund të shkaktonte “pasoja dramatike” për tërë rajonin.
Në intervistën e tij për agjencinë Evropa, Hahn thotë se në pyetje është besueshmëria e BE-së dhe qëndrueshmëria në rajon, përcjel Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së, vendet anëtare vetë e caktuan qershorin e vitit 2019 si datë për vendim për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e shtyrja mund të ketë ndikim dramatik ndaj rajonit”, thotë Hahn.
Ai rikujton se Maqedonia tashmë dhjetë vite pret që të fillojnë këto bisedime, të bllokuara për shkak të Greqisë.
Ky reagim i Hahn vjen pas rezervave të shfaqura në Francë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/