Site icon Telegrafi

Hahn: Shpresoj që sa më parë të formohet qeveria e re në Maqedoni

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka mbajtur fjalimin e tij para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe është përgjigjur ndaj pyetjeve për Maqedoninë.

Në përgjigjen e tij dhënë deputetit britanin Marc Pritchard, për pyetjen se kur do të anëtarësohet Maqedonia në BE, Hahn është përgjigjur se shpreson që së shpejti të arrihet përparim në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka përmendur se duhet të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, për të cilën gjë duhet shumicë kushtetuese. Ndaj pyetjes së Liz Christoffersen, se si e vlerëson situatën politike në Maqedoni pas zgjedhjeve, eurokomisioneri Hahn është përgjigjur se shreson që sa më parë të formohet qeveria e re./Telegrafi/

Exit mobile version