Problemi diplomatik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë u shfaq dhe u zgjidh aq shpejt, sa që nuk pati nevojë për kyçje për ndërmjetësim të BE-së, tha komisari evropian për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e sotme për shtyp pas takimit të mbajtur në Durrës me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Natyrisht që dua të informohem më mirë për arsyet e shfaqjes së këtij problemi, por më e rëndësishme është ajo se veçmë ekziston lidhje e besueshme ndërmjet liderëve të dy vendeve dhe gëzon fakti që realizuan shpejtë bisedë telefonike për të zgjidhur problemin”, tha Hahn.
Ai e theksoi si pozitive, mënyrën në të cilën u gjet zgjidhja e problemit, gjë që tregon se ka zhvillim pozitiv në rajon dhe se shpreson kjo të vazhdojë në të ardhmen.
“Biseda e parë në mes liderëve të vendeve fqinje tregon se politikanët kanë vetëbesimin e duhur për tejkalimin e ëtyre çështjeve dhe shpresoj që ngjarjet e këtilla të jenë pjesë e së kaluarës”, përfundoi Hahn./Telegrafi/