Site icon Telegrafi

Hahn: Rekomandimi duhet të jetë motiv shtesë për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

Eurokomesari për zgjerim, Johannes Hahn, në një deklaratë për AIM ka thënë se “shpreson se raporti i progresit për Maqedoninë do të jetë motivin shtesë që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë”.

Pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian, Hahn gjithashtu ka paralajmëruar edhe për rreziqet nga jostabilitetiti rajonit përderisa ai nuk integrohet në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani është e rëndësishme procesi të vazhdojë dhe kjo mundësi të shfrytëzohet në procesin e reformave. Vërejtjet kryesore për pushtetin janë se duhet të merren me korrupsionin, të përfundojnë çështjet që janë pjesë e reformave prioritare dhe të vijnë deri tek zgjidhja përfundimtare për emrin”, tha Hahn.

Hahn nuk u përgjigj nëse Maqedonia do të merr dritë të gjelbër për bisedime deri në muajin korrik, duke thënë se ministrat e BE-së tani duhet të ulen dhe të analizojnë raportin e ri./Telegrafi/

Exit mobile version