Site icon Telegrafi

Hahn: Pres shpjegim nga Orbani për miratimin e kërkesës për azil për Gruevskin

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter ka komentuar vendimin e Hungarisë për t’ia pranuar kërkesën për azil politik ish-kryeministrit të Maqedonisë.

Hahn shkruan se do të pret shpjegim nga Viktor Orban, për vendimin për dhënie të azilit politik Nikolla Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kam marrë shënime nga raportimet rreth vendimit të Hungarisë për t’i dhënë azil politik Nikolla Gruevskit. E konfirmova, pres disa shpjegime nga Viktor Orban”, shkruan Hahn.

Ndryshe, disa ditë më parë ish-kryeministri i Maqedonisë u arratis për shkak se u dënua dy vite me burg dhe me arsyetimin se është kërcënuar me jetë. Gruevski u vendos në Hungari ku edhe kërkoi azil politik, ndërsa disa ditë më vonë Hungaria ia miratoi kërkesën./Telegrafi/

 

Exit mobile version