Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, vlerësoi suksesin e Shkupit dhe u kërkoi vendeve anëtare të BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe njëkohësisht theksoi se prova të tilla të perspektivës së besueshme evropiane mund të shërbejnë si motivim për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nëse një vend dhe udhëheqja e saj përmbush çdo gjë që është kërkuar prej tyre, dhe të mos ketë përgjegjësi adekuate nga ana e BE-së, atëherë nuk ka as motivim te vendet e tjera. Në të kundërtën, ajo mund të shtyjë negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Hahn.
Hahn gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në Bruksel vlerësoi progresin e Shkupit për reformat dhe marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.
Ai u bëri thirrje vendeve të njohin progresin e Maqedonisë Veriore dhe u kujtoi atyre se kjo është në interesat gjeostrategjike dhe për stabilitetin e Evropës, transmeton KP.
“Është në interesin e Evropës të kemi stabilitet në rajon dhe kjo mund të bëjë perspektivën evropiane. Është në duart tona për të ndërtuar më tej paqen dhe prosperitetin e rajonit”, theksoi Hahn.