Telegrafi

Hahn përfundoi takimet edhe me Ziadin Selën e Bilall Kasamin (Cicërimë)

Johannes Hahn, Member of the EC in charge of Regional Policy

Përmes cicërimave në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, eurokomisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, bën të ditur se ka patur takime edhe me Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa dhe Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai sqaron se me Kasamin kanë folur për bashkëpunimet ndërpartiake, proceset reformuese dhe për një pajtim të përgjithshëm shtetëror, përfshi rolin e opozitës. Hahn sqaron se ka shkëmbyer mendimet edhe me Ziadin Selën, duke theksuar se kështu i ka mbyllur takimet të cilat i vlerëson si të rëndësishme./Telgrafi/