Site icon Telegrafi

Hahn për vizat: Tejkaloni tensionet politike dhe fuqizoni shtetin ligjor

Komisioni Evropian njohu ecurinë pozitive të Kosovës në përpjekje për të marrë liberalizimin e vizave.

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë.

Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë. /TopChannel/

Exit mobile version