Site icon Telegrafi

Hahn për Maqedoninë: Ligjet ekzistojnë por mungon vullneti politik për zbatimin e tyre

Parlamenti Europian po diskuton mbi raportin e propozuan nga euro-deptueti Ivo Vajgl për Maqedoninë. Komisioneri Hahn pavarësisht me një dozë mbrojtje të pushtetit iu referua më së shumti krizave politike duke numëruar që nga bojkoti i opozitës që i bëri Kuvendit një vit më parë deri tek kriza me përgjimet që aludonte në përfshirje politike në korrupsion të nivelit tgë lartë, njofton Alsat M.

Hahn përmendi se Komisioneri evropian nëpërmjet tre euro-deputetëve ndërhyri nëpërmjet dy qasjeve direke njëra, kthimi i opozitës në kuvend dhe tjetra marrëveshja mes katër liderëve. Por Hahn numëroi gjithashtu edhe ngecjet dhe krizat e mëdha duke përmendur se marrëdhëniet ndëretnike janë gjithashtu delikate në këtë shtet për shkak të krizës më të ashpër që ka përjetuar ndonjëherë Maqedonia sipas tij. Po ashtu ai u referua edhe ngecjeve në zbatimin e MO-së. Ai kërkoi me ngulm zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos duke e quajtur atë ende të gjallë por ju bëri thirrje palëve që të vazhdojnë të mbeten të angazhuara në përmbushjen e saj.

“Ligjet ekzistojnë, por problemi i këtij vendi është vetëm tek zbatimi dhe vënia në jetë e tyre, sikurse dhe vullneti politik për të marrë, në raste të nevojshme,vendime të vështira. Paralelisht me marrëveshjen politike në qershor të vitit të kaluar ne prezantuam një sërë reformash prioritare që kanë për qëllim të adresojnë çështjet lidhur me sundimin e ligjit. Edhe një herë vullneti politik është kyç për progresin në këto prioritete. Në raport ne nënvizuan se Komisioni është i gatshëm të rekomandojë çeljen e negociatave por me kushtin e implementimit të Marrëveshjes politike dhe reformat prioritare. Ne i monitorojmë këto çështje vazhdimisht dhe së shpejti do të raportojmë mbi to. Situata ndëretnike mbetet e brishtë në shtet. Më shumë masa aktive duhet të ndërmerren për adresimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të ndërtohet besim më të madh mes komuniteteve. Marrëdhëniet ndër-fqinjësore janë prioritet si dhe zgjidhja e çështjes së emrit”, deklaroi Johanes Hahn, Komisioner për zgjerim. /Telegrafi/

Exit mobile version