Site icon Telegrafi

Hahn për DW: Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë kërkon lidership

Në një bisedë me Deutsche Welle, eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn thotë se pret zgjidhje për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, edhe atë në një të ardhme të afërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, zgjidhja e emrit kërkon lidership, jo vetëm për të gjetur zgjidhje, por edhe për të siguruar shumicë të patjetërsueshme dhe kjo paraqet një sfidë për liderët e të dy vendeve.

Në lidhje me protestën në Athinë, Hahn thotë se kjo paraqet një përditshmëri dhe se nuk duhet të ndikohemi nga këto zhvillime./Telegrafi/

Exit mobile version